Kontabilitet • Program • Trajnime

Zgjidhje financiare për biznesin tuaj

KPT Consulting ofron shërbime profesionale të kontabilitetit financiar dhe menaxherial, konsulencës tatimore dhe financiare, duke ndihmuar bizneset të operojnë me korrektësi, efikasitet dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Vizualizim premium 3D — kontabilitet dhe konsulencë biznesi
Rritje mesatare
+34%
Përputhshmëri
100%
PARTNER I BESUESHËM
10+VITE PËRVOJË
100%PËRPUTHSHMËRI LIGJORE
24/7MBËSHTETJE & KËSHILLIM

Ekspertizë Profesionale

Shërbime kontabiliteti, tatimore dhe financiare të ofruara me profesionalizëm dhe përkushtim.

Rritje dhe Zhvillim

Zgjidhje financiare që mbështesin rritjen dhe suksesin afatgjatë të biznesit tuaj.

Besim dhe Transparencë

Marrëdhënie të ndërtuara mbi korrektësi, integritet dhe besueshmëri.

Partneritet Afatgjatë

Partneri juaj i besueshëm në çdo fazë të zhvillimit të biznesit.

Rreth Nesh

Partneri juaj për zgjidhje financiare

KPT Consulting është një kompani e specializuar në kontabilitet, shërbime tatimore dhe konsulencë për biznese. Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje profesionale që ndihmojnë bizneset të menaxhojnë financat me saktësi, transparencë dhe efikasitet.

Ne ofrojmë shërbime në fushën e kontabilitetit, deklarimeve tatimore, regjistrimit të bizneseve, administrimit të pagave, përgatitjes së pasqyrave financiare dhe konsulencës financiare, duke ndërtuar partneritete afatgjata me klientët tanë.
Udhëheqja

KPT Consulting udhëhiqet nga MSc. oec. Astrit Qerimi - Fakulteti i Ekonomisë, Kontabilist i Çertifikuar dhe Këshilltar Tatimor i Çertifikuar, me përvojë në ofrimin e zgjidhjeve profesionale financiare dhe tatimore për biznese. Përkushtimi ynë është të ofrojmë shërbime të sakta, të besueshme dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

KPT Consulting udhëhiqet nga MSc. oec. Diana Aliu - Qerimi, e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, me përvojë në kontabilitet, financa dhe këshillim tatimor. Ajo është e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale dhe të besueshme për bizneset. Me fokus në saktësi, integritet dhe profesionalizëm, angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime cilësore, të personalizuara dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në Kosovë.

Besueshmëri
Punojmë me integritet dhe transparencë të plotë.
Saktësi
Standarde të larta profesionale në çdo detyrë.
Partneritet
Marrëdhënie afatgjata të bazuara në rezultate.
Përputhshmëri
Në përputhje të plotë me legjislacionin.
Shërbimet

Gjithçka që biznesi juaj ka nevojë

Nga themelimi i biznesit deri te menaxhimi financiar i përditshëm — mbulojmë çdo aspekt profesional.

Regjistrimi i Bizneseve

Ndihmojmë në themelimin dhe regjistrimin e bizneseve tuaja sipas legjislacionit në fuqi, nga hapat e parë deri në aktivizimin e plotë.

Kontabilitet dhe Mbajtje e Librave

Mbajtje profesionale e librave kontabël, evidencave financiare dhe raportimeve mujore për biznesin tuaj.

Deklarime Tatimore dhe TVSH

Përgatitje dhe dorëzim i të gjitha deklarimeve tatimore, TVSH-së dhe raporteve për ATK në kohë dhe me saktësi.

Përgatitja e Pasqyrave Financiare

Hartimi i pasqyrave financiare vjetore në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.

Menaxhimi i Pagave

Administrim i pagave, kontributeve dhe të gjitha detyrimeve që lidhen me punonjësit tuaj.

Konsulencë Tatimore dhe Financiare

Këshillim strategjik për optimizim tatimor, planifikim financiar dhe zgjidhje të problemeve komplekse.

Program Financiar dhe Digjitalizim

Implementim i programeve moderne financiare dhe digjitalizim i proceseve të biznesit tuaj.

Trajnime Profesionale

Trajnime të specializuara në kontabilitet, tatime dhe menaxhim financiar për ekipin tuaj.

Aplikime për Grante dhe Subvencione

Përgatitje profesionale e aplikimeve për grante dhe subvencione nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme & Njoftime

Përditësime Ligjore dhe Tatimore

Informohu i pari për ndryshimet ligjore, tatimore dhe njoftimet më të rëndësishme për biznesin tuaj.

Shiko të gjitha
Deklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronaveATK
14 korr 2026·2 min lexim

Deklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronave

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Lexo artikullin e plotë
KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK shënon rezultate rekorde në gjashtë muajt e parë të vitit 2026ATK
10 korr 2026·3 min lexim

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK shënon rezultate rekorde në gjashtë muajt e parë të vitit 2026

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon trendin e fuqishëm të rritjes së të hyrave tatimore. Gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë arkëtuar 595.6 milionë euro, që përbën 71.5 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ishin arkëtuar 524.1 milionë euro.

Lexo artikullin e plotë
Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”Njoftime
09 korr 2026·1 min lexim

Njoftim për shtyrjen e panairit “Gratë në Biznes”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.

Lexo artikullin e plotë
Njoftim për Tatimpagues – Publikohet versioni i ri i Sistemit Elektronik EDILigje & Udhëzime
09 korr 2026·2 min lexim

Njoftim për Tatimpagues – Publikohet versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI, i cili përmban shërbimin e ri elektronik “Kërkesë për Fiskalizim”.

Lexo artikullin e plotë
Kontakti

Cakto Një Termin!

Kontaktoni ekipin tonë për një konsultim ose plotësoni formularin dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt.

Telefoni
+383 (0) 45 555 686
Email
info@kptconsulting.al
Adresa
Rr. e Llapit, L/1, Kati Përdhesë, Objekti A, Nr. 1 – Fushë Kosovë
Na Ndiqni